Taravari për të lënduarit në Koçan: 78 pacientë po mjekohen në Maqedoni, 101 jashtë shtetit! Disa do të fillojmë t’i lëshojmë në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se nga 179 të lënduar nga zjarri në Koçan, 78 janë duke u trajtuar në klinikat e vendit ndërsa 101 janë dërguar për trajtim jashtë vendit, shkruan TV21. Taravari tha se gjendja e tyre është stabile dhe së shpejti do të filloj edhe lëshimi i pacientëve […] The post Taravari për të lënduarit në Koçan: 78 pacientë po mjekohen në Maqedoni, 101 jashtë shtetit! Disa do të fillojmë t’i lëshojmë në shtëpi appeared first on InfoShqip.com.

Taravari për të lënduarit në Koçan: 78 pacientë po mjekohen në Maqedoni, 101 jashtë shtetit! Disa do të fillojmë t’i lëshojmë në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se nga 179 të lënduar nga zjarri në Koçan, 78 janë duke u trajtuar në klinikat e vendit ndërsa 101 janë dërguar për trajtim jashtë vendit, shkruan TV21. Taravari tha se gjendja e tyre është stabile dhe së shpejti do të filloj edhe lëshimi i pacientëve në shtëpi.

“72 orë pas tragjedisë së Koçanit, asnjë të vdekur prej këtyre që e përjetuan këtë tragjedi. Për momentin. Në shtet te ne mjekohen afër 78 pacientë, 65 janë në klinikat shtetërore dhe 13 janë në klinikat private. 101 pacientë janë jashtë shtetit. Pas mbledhjes së Shtabit të Krizës, konstatuam se të gjithë pacientët fatmirësisht janë në gjendje relativisht stabile. Shpresoj që dalëngadalë disa prej këtyre pacientëve t’i lëshojmë në shtëpi”, tha Taravari.

The post Taravari për të lënduarit në Koçan: 78 pacientë po mjekohen në Maqedoni, 101 jashtë shtetit! Disa do të fillojmë t’i lëshojmë në shtëpi appeared first on