Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
Në kuadër të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt 2025, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojë diasporën në një event më 23 janar 2025, duke filluar nga ora 19:00, në Halle 622 në Cyrih. “Diaspora kosovare nuk duhet të nënvlerësohet, siç u dëshmua edhe në zgjedhjet e para katër viteve. Votat […] The post Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih appeared first on Albinfo.

Në kuadër të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt 2025, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojë diasporën në një event më 23 janar 2025, duke filluar nga ora 19:00, në Halle 622 në Cyrih.
“Diaspora kosovare nuk duhet të nënvlerësohet, siç u dëshmua edhe në zgjedhjet e para katër viteve. Votat e diasporës, së bashku me ato të popullit të Kosovës, i dhanë Vetëvendosjes një fitore historike me mbi 50%. Këtë herë, ky objektiv nuk duhet vetëm të arrihet, por të tejkalohet. Sipas sondazheve më të fundit, Vetëvendosje aktualisht qëndron në 52%, pa i llogaritur votat jashtë vendit. Gjithçka varet nga ne, nga mergata!”, thuhet në njoftim.
“Në këtë event do të ndahen informacione të rëndësishme për zhvillimet e fundit politike dhe do të prezantohen sfidat dhe objektivat për të ardhmen. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë nga afër për rolin kyç të diasporës dhe rëndësinë e çdo vote në këto zgjedhje”, thuhet tutje për përmbajtjen dhe qëllimin e takimit.
The post Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih appeared first on Albinfo.