“Të mbyllen VOA dhe REL”/ Musk dhe Grenell: Relikë të së kaluarës
Kreu i departamentit të qefiçences qeveritare në shtete e bashkuara, Elon musk, ka bërë thirrje që mediat Zeri i Amerikes dhe Radio Evropa e Lirë të mbyllen. Musk ka shpërndarë një postim të të dërguarit të Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grennell, ku thuhet se këto dy media paguhen me paratë e taksapaguesve [...]Read More...

Kreu i departamentit të qefiçences qeveritare në shtete e bashkuara, Elon musk, ka bërë thirrje që mediat Zeri i Amerikes dhe Radio Evropa e Lirë të mbyllen.
Musk ka shpërndarë një postim të të dërguarit të Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grennell, ku thuhet se këto dy media paguhen me paratë e taksapaguesve amerikane dhe askush nuk i dëgjon më.
Sipas Grenell, këto media të financuara nga taksapaguesit amerikanë janë të mbushura me aktivistë të së majtës ekstreme dhe se janë relike të së kaluarës që nuk nevojiten më.
“Këto media janë të mbushura me aktivistë të së majtës ekstreme. Kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së kaluarës. Nuk na duhen media të financuara nga qeveria””, shkruan Grenell, mendim që u mbështet edhe nga Musk.
Emisari i trump shton më tej se evropa tani është e lirë, pa përfshirë burokracinë shtypëse dhe thekson se plot 1 miliard dollarë të qytetarëve amerikane shkojnë per këto media.