Të paktën 9 të vrarë nga sulmet ruse në Kiev

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa në Kiev, thanë zyrtarët ukrainas të enjten. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se 63 njerëz janë plagosur, përfshirë gjashtë fëmijë, gjatë sulmeve të natës. Sulmi gjatë natës – një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit [...]Read More...

Të paktën 9 të vrarë nga sulmet ruse në Kiev

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa në Kiev, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se 63 njerëz janë plagosur, përfshirë gjashtë fëmijë, gjatë sulmeve të natës.

Sulmi gjatë natës – një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit – ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë ua paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim amerikan për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili nisi para më shumë se tri vjetëve.

Përpjekjet e Perëndimit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – apo qoftë edhe për një armëpushim të përkohshëm – kanë ngecur ditët e fundit, pasi Rusia nuk po jep shenja se do t’i pakësojë sulmet e saj, ndërkohë që Ukraina kundërshton propozimet amerikane.

Ministrat e Jashtëm dhe diplomatët e lartë duhej të takoheshin në Londër më 23 prill për bisedime rreth luftës. Por, takimet humbën disi rëndësinë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tërhoq në çastin e fundit.

Ky vendim, sipas raportimeve, erdhi pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk e pranoi një propozim amerikan që Uashingtoni ta njohë zyrtarisht gadishullin e Detit të Zi, Krimenë, si pjesë të Rusisë.