Të plagosurit janë dërguar nëpër spitale të ndryshme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka thënë se 118 të plagosur janë shtruar nëpër spitale në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, të gjitha autoritetet shëndetësore janë mobilizuar edhe disa të plagosur që fillimisht janë dërguar në Shtip, tani janë duke u transportuar në spitalin e Shkupit, Shën Naum Ohridski. “Po kujdesemi për të gjithë, po […] The post Të plagosurit janë dërguar nëpër spitale të ndryshme appeared first on Albinfo.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka thënë se 118 të plagosur janë shtruar nëpër spitale në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, të gjitha autoritetet shëndetësore janë mobilizuar edhe disa të plagosur që fillimisht janë dërguar në Shtip, tani janë duke u transportuar në spitalin e Shkupit, Shën Naum Ohridski.
“Po kujdesemi për të gjithë, po punojmë me të gjitha kapacitetet për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundshme. Nuk do të spekuloja sa janë në gjendje kritike, por do të shkoj te Separtamenti i Kirurgjisë për të marrë informacion të hollësishëm”, ka thënë Taravari, transmeton albinfo.ch.
Ai e ka përmendur se ka biseduar me drejtorin e Departamentit për transfuzion të gjakut dhe që aktualisht nuk ka nevojë për gjak.
Ndërkohë, Kryqi i Kuq është duke bërë përpiluar listën për të përcaktuar identitetet e të vdekurve.
The post Të plagosurit janë dërguar nëpër spitale të ndryshme appeared first on Albinfo.