Të tjera dosje sekrete do publikohen/ Administrata Trump: Gati dokumentet për Kennedy dhe Luther King jr
Administrata Trump pritet të publikojë dosjet në lidhje me vrasjet e senatorit Robert F. Kennedy në vitin 1968 dhe Martin Luther King, Jr., në ditët në vijim. Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard tha se mbi 100 njerëz kanë punuar për të skanuar dosjet që do të jenë gati në ditët e ardhshme. Presidenti Donald [...]Read More...

Administrata Trump pritet të publikojë dosjet në lidhje me vrasjet e senatorit Robert F. Kennedy në vitin 1968 dhe Martin Luther King, Jr., në ditët në vijim.
Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard tha se mbi 100 njerëz kanë punuar për të skanuar dosjet që do të jenë gati në ditët e ardhshme.
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në janar për të nxjerrë dosjet e mbetura të qeverisë për ato atentate, si dhe për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy.
Djali i Kenedi, Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., i cili ishte gjithashtu në takim, tha se ishte shumë mirënjohës dhe se e vërteta duhet të bëhet e ditur për publikun.
/abcnews.al/