Tejkaloi në vijë të plotë veturën e policisë, i merret leja për 3 muaj

Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e ka tejkaluar veturën e policisë në vijë të plotë. Në njoftim bëhet e ditur se përveç gjobës prej 200 euro, policia shoferit I.H., ia ka hequr dy pikë dhe ia ka pezulluar patentë

Tejkaloi në vijë të plotë veturën e policisë, i merret leja për 3 muaj

Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e ka tejkaluar veturën e policisë në vijë të plotë.

Në njoftim bëhet e ditur se përveç gjobës prej 200 euro, policia shoferit I.H., ia ka hequr dy pikë dhe ia ka pezulluar patentë shoferin për tre muaj.

“Policia e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar sot shoferin I.H (54 vjeç), i cili, gjatë udhëtimit në rrugën Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj ka tejkaluar një veturë zyrtare të policisë në vijë të plotë”.

“Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.