Telefonarë nga Serbia:Vuçiqi këshillon Ramën

Kimete Berisha
Telefonarë nga Serbia
(Vuçiqi këshillon Ramën.)
…
Rama e uli zërin e televizorit.
Jashtë dëgjoheshin thirrjet e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e tij.
Në ekran shfaqeshin flakë.
Në telefon, Vuçiqi.
Vuçiqi: Brate…
došlo doba da se rastajemo.
Rama: Çfarë thua?
Vuçiqi: Ka ardhur koha të ndahemi nga pushteti.
Rama: Kush të tha?
Vuçiqi: Populli.
Rama: Qysh e merr për bazë mendimin e tufës ordinere që nuk ka qenë kurrë kryeministër?
Vuçiqi: Më dëgjo mua.
Unë dhashë dorëheqje me gojë një vit para se ta jepja me shkrim.
Rama mori telekomandën dhe e fiku televizorin.
Rama: Hë. Çka thua?
Vuçiqi: Mund të dalësh vetë.
Thuaj se do të japësh dorëheqje në nëntor.
Mos e përmend vitin.
Kur të vijë nëntori, thuaj: të vitit të ardhshëm.
Dhe pak para se ta përfundosh mandatin, e nënshkruan dorëheqjen.
Si unë.
Rama: Nuk vjen në shprehje.
Të duken budallenj shqiptarët?
Vuçiqi: Ne pada mi na pamet.
Ali, teška mržnja…
Të urrejnë aq shumë, sa veç fjala “dorëheqje” të shpëton.
Rama: E paske menduar bukur.
Thua se më urrejnë.
Pse, ëëë?
Vuçiqi: Sepse s’ke lënë kë pa e trajtuar si personazh qesharak.
Nuk mjafton t’i ngopësh me bukë kur ua ha egon.
Rama: Unë i kam trajtuar me humor!
Vuçiqi: E di. Prandaj nuk po qeshin më.
Rama: Po ti çfarë ke bërë ndryshe?
Vuçiqi: Unë nuk tallem me popullin tim.
Rama: Çfarë bën?
Vuçiqi: E marr seriozisht. Në kuadër të kësaj, shpesh qaj publikisht.
Serbët nuk do të më duronin po t’i udhëhiqja si ti… me përqeshje.
Rama u ngrit dhe eci nëpër dhomë.
Vuçiqi: Dua të të ndihmoj. Të ta kthej të mirën me të mirë.
Ngutu, jep dorëheqje sa s’ta ka kërkuar edhe Trumpi… i onaj Kurti.
Se s’ke lënë kë pa tallur, përveç meje…
Mua më trajton me respekt.
Aq shumë, sa serbët dyshojnë se jam shqiptar.
Rama: Nuk ua jap dorëheqjen protestuesve që djegin.
Vuçiqi: Atëherë jepua atyre që e fikin zjarrin.
Rama: As atyre. Nuk e jap!
Vuçiqi: Atëherë premtoje.
Të thashë: mos e jep tani.
Premtoje për të ardhmen.
Rama: Jo. Kurrë.
Sa më shumë ma kërkojnë dorëheqjen, aq më i vendosur bëhem të rri.
Vuçiqi: Edhe unë dikur besoja se dorëheqja është fundi i pushtetit
Po një ditë e kuptova se dorëheqja është mënyra më e mirë për të vazhduar mandatin.
Rama: Këtë duhet ta shpjegosh.
Vuçiqi: Shumë thjesht.
E jep dorëheqjen nga posti që nuk e ke ndërmend ta lësh.
Pastaj vazhdon punën derisa të organizohen zgjedhjet.
Në zgjedhje kandidon përsëri.
Nëse fiton, kthehesh në post.
Nëse humb, thua se zgjedhjet janë vjedhur.
Rama: Po nëse nuk jep dorëheqje fare?
Vuçiqi: Atëherë kursen një palë zgjedhje.
Pasoi një heshtje.
Rama: Ç’pate, vëlla?
Vuçiqi: Po mendoj ç’na ndodhi neve të Open Balkanit.
Të gjithë u detyruam të japim dorëheqje…
Nejse, përveç teje.
Për momentin.
Pavarësisht se qëllimin e kishim të mirë.
Rama: Cilin qëllim?
Vuçiqi: T’i hiqnim kufijtë.
Rama: E pastaj?
Vuçiqi: Të mos na mbetej ku të iknim.
Rama nuk qeshi.
Vuçiqi: Daj bože të mos jesh ndikuar nga dokumentari “Si të bëhesh tiran”.
Se edhe populli e ka parë… si përfundojnë tiranët.
Rama: Nuk më mëson dot mua populli si të qeveris.
Vuçiqi: Epo, mësoji ti ata se si të të durojnë pafundësisht…
Rama ia mbylli telefonin me një “Hajt”.
Dhe i tha Lindës:
A thua kush fshihet pas Serbisë?
Linda: Pyete Vlora Hysenin.
Rama: Si?
(Linda doli nga dhoma me vrap.)
Rama e mori përsëri telekomandën.
E ndezi televizorin.
Në ekran, protesta vazhdonte.
E uli zërin.
Pastaj tha me vete:
Shiko… janë qetësuar!
…
P.S. Kosova po pret.
Mezi s’po pres.
AUTOKRITIKË:
Shtrigë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



