Telefonata që mund t’i japë fund luftës?/ Mema: Trump i nevojitet aleancë me Rusinë. Ukraina nuk futet në NATO
Për ekspertin e çështjeve ndërkombëtare Medlir Mema negociatat Rusi- Ukrainë janë më tepër negociata Rusi- SHBA sepse SHBA-së i intereson një aleancë e fortë me Rusinë. Sipas tij, Ukraina nuk futet në NATO dhe se në rast paqeje sanksionet do të eleminohen. “Negociatat Rusi- Ukrainë janë negociata midis Rusisë dhe SHBA që do të ndikojë [...]Read More...

Për ekspertin e çështjeve ndërkombëtare Medlir Mema negociatat Rusi- Ukrainë janë më tepër negociata Rusi- SHBA sepse SHBA-së i intereson një aleancë e fortë me Rusinë. Sipas tij, Ukraina nuk futet në NATO dhe se në rast paqeje sanksionet do të eleminohen.
“Negociatat Rusi- Ukrainë janë negociata midis Rusisë dhe SHBA që do të ndikojë dhe në marrëdhënien afatgjatë. Trump i nevojitet një aleancë më e fortë me Rusinë, SHBA po luan lojën.
Ukraina nuk futet në NATO, premtimi i Zelenskyt është bosh. Populli ukrainas, në armëpushim që do të mbahen dhe zgjedhjet, është populli që zgjedh të ardhmen e Zelenskyt. Presoni ndaj tij e ka bërë më të favorshëm pozitën e tij sepse nuk ka ndonjë alternativë më të mirë përreth.
Pjesë e negociatave nëse kemi një paqe, sanksionet do të eleminohen sepse në bazë të saj përforcohet edhe ekonomia e Rusisë.”
/ abcnews.al