Tenori i njohur shqiptar emërohet drejtor i Filharmonisë në Maqedoni
Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut The post Tenori i njohur shqiptar emërohet drejtor i Filharmonisë në Maqedoni appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se tenori Mustafa Imeri është emëruar sot drejtor i Filharmonisë në Maqedoninë e Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që është vënë në krye të këtij institucioni prestigjioz kulturor, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se emërimi i tij si drejtor i institucionit më të lartë të muzikës është cilësuar si moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi deri tani qytetarët e etnitetit shqiptar kanë pasur dyer të mbyllura në Institucionin e Filharmonisë.
Vlen të theksohet se Mustafa Imeri njihet si një profesionist i vërtetë me një karierë të gjatë si artistike, të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.
The post Tenori i njohur shqiptar emërohet drejtor i Filharmonisë në Maqedoni appeared first on Albinfo.