Tensionet në Tiranë, protestuesit zhvendosen te “Pazari i Ri”, u vënë flakën koshave dhe tezgave (VIDEO)
Protesta që nisi mesditën e së martës përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit.
Pas lëvizjes në zonën e “9-katësheve”, një grup protestuesish është zhvendosur edhe te “Pazari i Ri”, ku u ka vënë flakën koshave të mbeturinave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
The post Tensionet në Tiranë, protestuesit zhvendosen te “Pazari i Ri”, u vënë flakën koshave dhe tezgave (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



