Tentimi i tetë për konstituim të Kuvendit

Vetëvendosje nuk tërhiqet, sërish do ta propozojë Haxhiun për Kryetare të Kuvendit The post Tentimi i tetë për konstituim të Kuvendit appeared first on Albinfo.

Tentimi i tetë për konstituim të Kuvendit

Mësohst se Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, në përpjekje për të përmbyllur zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, përcjell albinfo.ch.

Të dielën u votua për herë të pestë kundër propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit. LVV-ja vazhdon të këmbëngulë në propozimin e saj, duke refuzuar të ndryshojë kandidatin, ndërkohë që partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë vazhdojnë të refuzojnë ta mbështesin atë. Të gjitha zhvillimet rreth seancës së sotme mund t’i lexoni këtu.

Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati ka deklaruar se nuk do të tërhiqen nga vendimin për ndryshimin e emrit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu”, ka thënë ai para mediave në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Derisa u ka bërë thirrje partive që ta votojnë

“Lus të gjitha partitë që me votën e tyre të marrin pjesë dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje në konstituim të kuvendit sepse konstituimi u takon të gjitha partive nuk është vetëm e një koalicioni qeverisës”, ka thënë ai

The post Tentimi i tetë për konstituim të Kuvendit appeared first on Albinfo.