Tentoi t’i jepte ryshfet policit në Jarinjë, arrestohet shtetasi i Serbisë

Tentoi t’i jepte ryshfet policit në Jarinjë, arrestohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 05:45.

Monedha e dyshuar si ryshfet është sekuestruar nga policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.