Të gjitha viktimat italiane të zjarrit në Crans-Montana janë liruar nga spitali

Të gjithë të rinjtë ng Italia që kanë pësuar nga zjarri në Crans-Montana dhe që janë trajtuar në Milano, janë liruar nga spitali. I fundit nga dymbëdhjetë pacientët, një 17-vjeçar, doli nga njësia e djegieve të Spitalit Niguarda të Milanos të enjten pas 224 ditësh trajtimi, transmeton albinfo.ch.
Të gjithë pacientët e rinj tani janë kthyer në shtëpi, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Trajtimi i tyre kërkoi më shumë se 50 procedura kirurgjikale dhe të paktën 30 ndërrime fashash nën qetësim për çdo adoleshent.
Viktimat e katastrofës së zjarrit në Crans-Montana ende përballen me një rrugë të gjatë rehabilitimi fizik dhe psikologjik. Disa prej tyre tashmë i janë nënshtruar një sërë operacionesh për të rifituar lëvizshmërinë e kufizuar të duarve të tyre të shkaktuar nga plagët e djegies.
Do të duhet kohë, durim dhe forcë që të rinjtë të lënë pas atë që ndodhi dhe të kthehen gradualisht në jetën e përditshme, tha për agjencinë e lajmeve Ansa Guido Bertolaso, komisioneri i shëndetësisë për rajonin e Lombardisë.
Në aksidentin në Crans-Montana, 41 persona humbën jetën dhe 115 u plagosën rëndë. Gjashtë nga viktimat ishin nga Italia.
The post Të gjitha viktimat italiane të zjarrit në Crans-Montana janë liruar nga spitali appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



