Tentoi të zhytej në Fontana di Trevi, skena e “La Dolce Vita” i kushton shtrenjtë turistit
Sezoni i turistëve të pasjellshëm ka nisur herët për këtë vit në Romë pasi tre vizitorë nga Zelanda e Re kanë hyrë në telashe. Treshja u ndalua mbrëmjen e së dielës pasi u përpoqën të hynin me forcë në Fontana di Trevi, një atraksion turistik që shpesh kthehet në burim problemesh gjatë pikut. Teksa autoritetet […] The post Tentoi të zhytej në Fontana di Trevi, skena e “La Dolce Vita” i kushton shtrenjtë turistit appeared first on Albinfo.

Sezoni i turistëve të pasjellshëm ka nisur herët për këtë vit në Romë pasi tre vizitorë nga Zelanda e Re kanë hyrë në telashe.
Treshja u ndalua mbrëmjen e së dielës pasi u përpoqën të hynin me forcë në Fontana di Trevi, një atraksion turistik që shpesh kthehet në burim problemesh gjatë pikut.
Teksa autoritetet po i largonin nga zona, një prej turistëve, një 30-vjeçar, ia doli të ikte dhe të hidhej në shatërvan, raportoi një zëdhënës i policisë vendase për CNN.
“Padyshim që ishte nën ndikimin e alkoolit”, tha zëdhënësi. Ai mori 500 euro gjobë dhe i ndalohet që ta vizitojë këtë pikë të qytetit.
Fontana di Trevi u ndërtua në vitin 1762 dhe gjatë 2024-ës iu nënshtrua një pastrimi që kushtoi 330.000 mijë dollarë, gjatë të cilit u tha në mënyrë që të riparohej mermeri i ciflosur nga miliona qindarkat që hidhet në të çdo vit.
The post Tentoi të zhytej në Fontana di Trevi, skena e “La Dolce Vita” i kushton shtrenjtë turistit appeared first on Albinfo.