Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 28 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar nga Shqipëria është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte 28 mijë 650 euro, pa i deklaruar në kufi. Paratë janë gjetur nga policia në çantë, pasi ndaj tij është kryer një kontrollë. “Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të

Një 43-vjeçar nga Shqipëria është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte 28 mijë 650 euro, pa i deklaruar në kufi.
Paratë janë gjetur nga policia në çantë, pasi ndaj tij është kryer një kontrollë.
“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e 43-vjeçarit, ku u gjetën 28 650 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 43 vjeçarin, banues në Tiranë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”m thuhet në njoftim.