Tërmeti i fortë me magnitudë 6.7 godet Zelandën e Re
Një termet me magnitudë 6.7 ka goditur brigjet jugore të Zelandës së Re, duke rritur frikën për mundësinë e një cunami që ekspertët paralajmërojnë për nivel tejet të rrezikshëm që mund të paraqesë. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 12 kilometra, 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares. Ekipet emergjente kanë paralajmëruar banorët e [...]Read More...

Një termet me magnitudë 6.7 ka goditur brigjet jugore të Zelandës së Re, duke rritur frikën për mundësinë e një cunami që ekspertët paralajmërojnë për nivel tejet të rrezikshëm që mund të paraqesë.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 12 kilometra, 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares.
Ekipet emergjente kanë paralajmëruar banorët e rajonit të prekur nga tërmeti, që të shmangin plazhet nga frika e ndonjë cunami.
“Banoroët e Southland dhe Fiordland duhet të qëndrojnë larg plazheve, pasi ekziston rreziku i një cunami të mundshëm”, u tha ndër të tjera./abcnews.al