Tërmeti shkatërrues/ Myanmar shpall shtatë ditë zie kombëtare, numri i viktimave mbi 1700
Myanmar ka shpallur të hënën shtatë ditë zie kombëtare pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë prej 7.7 ballësh që goditi qendrën e e tij të premten. Flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë, në nderim të jetëve të humbura, sipas medias shtetërore. Numri i të vdekurve nga tërmeti ka kaluar në 1.700 ndërkohë mbi 3.400 [...]Read More...

Myanmar ka shpallur të hënën shtatë ditë zie kombëtare pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë prej 7.7 ballësh që goditi qendrën e e tij të premten.
Flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë, në nderim të jetëve të humbura, sipas medias shtetërore.
Numri i të vdekurve nga tërmeti ka kaluar në 1.700 ndërkohë mbi 3.400 janë të lënduar dhe mbi 300 të tjerë të zhdukur.
Ndërkohë, sundimtari i juntës së Myanmarit, gjeneral Min Aung Hlaing, zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim. Palët diskutuan ndikimin e tërmetit dhe përpjekjet për shpëtim dhe ndihmë.
Disa shtete kanë dërguar ekipe të specializuara të kërkimit dhe shpëtimit, bashkë me ndihma humanitare.