Testimi teorik për patent-shofer, nga tri, mbetet vetëm një përgjigje e saktë
Testimi teorik për patent shofer ka ndryshuar. Pyetjet që kishin disa alternativa të sakta e që krijonin konfuzitet shpesh tek kandidatët, tashmë do të kenë vetëm një përgjigje të saktë. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës rezultatet tashmë janë të dukshme, ku vetëm brenda dy ditëve u rrit kalueshmëria për 10 përqind. Teksti i vjetër për patent-shoferë

Testimi teorik për patent shofer ka ndryshuar. Pyetjet që kishin disa alternativa të sakta e që krijonin konfuzitet shpesh tek kandidatët, tashmë do të kenë vetëm një përgjigje të saktë. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës rezultatet tashmë janë të dukshme, ku vetëm brenda dy ditëve u rrit kalueshmëria për 10 përqind.
Teksti i vjetër për patent-shoferë më në fund i takon së kaluarës, ndërsa njihej si konfuz në përpiliumin e pyetjeve, në të cilat kandidatët për shofer shpesh nuk i kuptonin.
Ky ndryshim vjen pasi Ministria e Infrastrukturës ndërroi mënyrën e testimit duke thjeshtëzuar gjithçka, parasëgjithash me pyetje më të qarta dhe pa alternativa në përgjigje.
Por, duhet sqaruar se këto ndryshime vlejnë vetëm për kategorinë B, e cila rezultoi me 10 për qind kalueshmëri të kandidatëve vetëm gjatë dy ditëve.
Drejtori i Departamentit për Patentë-Shofer, Fejzullah Mustafa, për RTV21 thotë se ideja për rregullorën e re erdhi duke u bazuar në disa vende të Bashkimit Evropian.
Të gjitha pyetjet e mudëshme, qytetarët mund t’i gjejnë në doracakun e Ministrisë së Infrastrukturës.