Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

Welcome to Kosova Today

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi raportohet se ka denoncuar për dhunë në familje bashkëshortin e saj, Patrik Nezirin. Siç raporton Sinjali, këngëtarja ishte goditur disa herë në kokë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dhe dy fëmijë. Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë. Foto: Teuta Selimi / […]

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi raportohet se ka denoncuar për dhunë në familje bashkëshortin e saj, Patrik Nezirin.

Siç raporton Sinjali, këngëtarja ishte goditur disa herë në kokë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Foto: Teuta Selimi / Instagram

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Përveç që denoncoi bashkëshortin e saj, këngëtarja denoncoi mbrëmë pas mesnate edhe vëllain e saj, Agron Selimin.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Foto: Teuta Selimi / Instagram

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Teuta Selimi Patrik Nezirin Sinjali Rasti Snapinsta Instagram Burimet Prokuroris Agron Selimin Sipas Policia Prokurori Shtetit Dhuna

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Teuta Selimi Patrik Nezirin Sinjali Rasti Snapinsta Instagram Burimet Prokuroris Agron Selimin Sipas Policia Prokurori Shtetit Dhuna

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online