Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë

Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë

Thatësira e zgjatur në Zvicër po krijon vështirësi të mëdha për fermerët, të cilët po përballen me mungesë të sanës për ushqimin e bagëtive, përcjell albinfo.ch.

Një fermë në kantonin Basel-Landschaft ka nisur një fushatë crowdfunding për të mbledhur fonde, me qëllim blerjen e sanës nga ferma të tjera që janë prekur më pak nga thatësira dhe nuk kanë bagëti për ta përdorur atë.

Sipas fermerëve, kërkesa e lartë për sanë ka bërë që çmimet të rriten ndjeshëm, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e ushqimit për lopët.

Përmes fushatës, ata synojnë të mbledhin 3.500 franga zvicerane, një shumë që do t’u mundësonte të blejnë sanë të mjaftueshme dhe të shmangin një vendim të dhimbshëm: therjen e një pjese të bagëtive për shkak të mungesës së ushqimit.

Fermerët paralajmërojnë se, nëse moti i thatë vazhdon edhe në javët e ardhshme, gjithnjë e më shumë ferma në Zvicër mund të përballen me të njëjtën situatë./Albinfo.ch

The post Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.