Theret me thikë një person në Gjakovë, të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes
Mbrëmë pas mesnate në Gjakovë një person është therur më thikë nga dy persona të panjohur. Të dyshuarit pas kryerjes së aktit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Personi i sulmuar është duke u trajtuar në QKUK pasi ka pësuar lëndime të rënda. “Skënderbeu, Gjakovë 28.03.2025 – 00:25. Raportohet se dy të

Mbrëmë pas mesnate në Gjakovë një person është therur më thikë nga dy persona të panjohur.
Të dyshuarit pas kryerjes së aktit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Personi i sulmuar është duke u trajtuar në QKUK pasi ka pësuar lëndime të rënda.
“Skënderbeu, Gjakovë 28.03.2025 – 00:25. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.