Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora
Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme, procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka marrë një rëndësi të veçantë për qytetarët shqiptarë në diasporë. Per Anila Hyka Smorgrav antare e KKD dhe pjesëmarrëse në grupin e punës së diasporës pranë KQZ ky proces jo vetëm që përfaqëson një hap […] The post Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora appeared first on Albinfo.

Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme, procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka marrë një rëndësi të veçantë për qytetarët shqiptarë në diasporë. Per Anila Hyka Smorgrav antare e KKD dhe pjesëmarrëse në grupin e punës së diasporës pranë KQZ ky proces jo vetëm që përfaqëson një hap të rëndësishëm në përfshirjen demokratike, por edhe kërkon një qasje të kujdesshme për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Përdorimi i teknologjisë digjitale për lehtësimin e regjistrimit kërkon zbatim rigoroz të rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Në një postim informues si eksperte në fushën e teknologjisë dhe IT-së Smorgrav adreson sfidat, rreziqet dhe masat që qytetarët dhe institucionet duhet të ndjekin për të siguruar një proces të ndershëm, transparent dhe të mbrojtur nga abuzimet.
Postimi i plotë:
Ndergjegjesim për Privatësinë e të Dhënave gjatë Procesit të Regjistrimit të Votuesve nga Jashtë(PER)
Procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë për zgjedhjet e ardhshme përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka treguar rëndësinë e përdorimit të kujdesshëm të sistemit digjital, veçanërisht nga qytetarët shqiptarë në diasporë. Përvoja e deritanishme ka nxjerrë në pah nevojën për të garantuar mbrojtjen maksimale të të dhënave personale dhe për të shmangur çdo formë abuzimi apo cenimi të privatësisë.
Ligji shqiptar dhe rregulloret ndërkombëtare, si #GDPR, përcaktojnë se të dhënat personale duhet të trajtohen me konfidencialitet absolut dhe vetëm për qëllime të autorizuara. Kodi Penal, neni 121 dhe 295/a, ndalon ndërhyrjet e padrejta në jetën private dhe mbledhjen ose shpërndarjen e të dhënave sekrete.
Referencat e dokumenteve zyrtare të KQZ-së
Për të kuptuar më mirë rregulloret dhe masat për mbrojtjen e të dhënave gjate procesitte votimit 2025, referojuni dokumenteve të mëposhtme të KQZ-së:
KQZ_241221_Politika e privatesise PER FINAL.pdf
KQZ_242112_DEKLARATE_KONFIDENCIALITETI_PER.pdf
VendimKR_2024_10_Regjistrimi-votues-nga-jashte_250114_085729.pdf
VendimKRR_2024_12_Per-miratimin-e-karakterisitikav_250114_085625.pdf
VendimKRR_2024_13_-Per-Proceduren-e-Votimit-Nga-Ja_250114_085510.pdf
VendimKSHZ_2024_194_MIRATIMIN-E-RREGULLAVE-PROCEDU_250114_085549.pdf
Mesazhi ndaj organizmave politike dhe institucioneve
Rikujtojmë të gjitha partitë politike, organizatat, dhe individët me rol publik që hapja e qendrave të regjistrimit PER në emër të ndihmës për qytetarët, pa mbikëqyrjen dhe transparencen ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), jo vetëm që shkel rregulloret në fuqi, por gjithashtu vë në rrezik të drejtat e individëve për privatësi dhe sigurinë e të dhënave të tyre personale.
Hapja e këtyre qendrave të paautorizuara:
Cënon integritetin e procesit zgjedhor dhe mund të përdoret për qëllime të dyshimta.
Ekspozon të dhënat personale të qytetarëve ndaj keqpërdorimit.
Çdo veprim që përfshin mbledhjen ose regjistrimin e të dhënave jashtë procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor dhe aktet nënligjore përbën shkelje të rëndë ligjore dhe mund të rezultojë në pasoja penale, sipas Kodit Penal dhe dokumentit të KQZ-së #1.
Rreziqet për individët gjatë regjistrimit
Gjatë procesit të regjistrimit, qytetarët që japin të dhëna personale, si numrin personal, kopjen e kartës së identitetit, numrin e telefonit, fjalëkalimin dhe adresën e banimit, përballen me rreziqe të tilla si:
Vjedhje identiteti: Përdorimi i të dhënave për mashtrim.
Qasje të paautorizuar: Informacioni mund të bjerë në duart e personave të paautorizuar.
Sulme kibernetike: Të dhënat mund të komprometohen në platforma të pasigurta.
Shkelje të privatësisë: Informacioni mund të përdoret për shantazh ose monitorim të paligjshëm.
Masat për mbrojtjen e të dhënave
Proces individual i regjistrimit: Regjistrimi duhet të bëhet vetëm nga vetë zgjedhësi, duke respektuar udhëzimet e KQZ-së (referencat: dokumentet #1 dhe #6).
Asnjë ndërmjetësim i paautorizuar: Çdo ndihmë duhet të kufizohet në ofrimin e udhëzimeve ose asistencës pa ekspozuar të dhënat personale (referencat: dokumentet #3 dhe #5).
Ruajtja e konfidencialitetit: Çdo i punësuar ose person i përfshirë në procesin e administrimit të të dhënave ka detyrimin ligjor të ruajë informacionin personal të zgjedhësve (referencat: dokumentet #2 dhe #4).
Apeli për qytetarët dhe institucionet
Ftoj çdo shtetas shqiptar që:
Të ndjekë vetëm udhëzimet zyrtare të KQZ-së.
Të shmangë përdorimin e ndihmës nga burime të paautorizuara.
Të raportojë çdo rast të dyshimtë që mund të cenojë sigurinë e të dhënave.
Për ndihmë ose pyetje, ju lutemi kontaktoni KQZ-në
The post Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora appeared first on Albinfo.