“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka vizituar sot punimet në Projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë.

Gjatë vizitës, Pacolli ka ngritur shqetësimin për vonesat dhe ngecjet në realizimin e projektit, ndërsa për këtë çështje ka zhvilluar takim me përgjegjësin e kompanisë punëkryese.

Ministrja ka theksuar se projektet duhet të realizohen brenda afateve të përcaktuara me kontratë dhe ka paralajmëruar masa ndaj kompanive që nuk i përmbushin obligimet e tyre.

“Sot vizituam punimet në Projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë, ku ngrita shqetësimin për vonesat dhe ngecjet në realizimin e projektit, në takim me përgjegjësin e kompanisë punëkryese.

Projektet duhet të realizohen brenda afateve të përcaktuara me kontratë. Për kompanitë që nuk i përmbushin obligimet dhe afatet do të shqiptohen gjoba.

Do të jemi të pakompromis me kompanitë e papëgjegjshme.”, ka thënë Pacolli.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.