​“Thuaje fjalën betohem”, Haxhiu me kërkesë ndaj deputetit të Listës Serbe

​“Thuaje fjalën betohem”, Haxhiu me kërkesë ndaj deputetit të Listës Serbe

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh.

Në rend të ditës, përveç të zakonshmeve, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Paraprakisht u bë betimi i deputetit nga Lista Serbe, Ivica Ceniq, i cili zëvendësoi ish deputetin Zlatan Elek.

“Ju lutem ta shqiptoni fjalën betohem. Vazhdojmë. Nënshkruani tekstin e deklaratës së betimit dhe jepjani shërbimit të deputetëve”, tha ajo.

Po ashtu, deputetët do të trajtojnë edhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Ndërkaq, do të trajtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

The post ​“Thuaje fjalën betohem”, Haxhiu me kërkesë ndaj deputetit të Listës Serbe appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.