Ticino voton për projektin 16 milionësh të rindërtimit të stacionit hekurudhor në Locarno
Më 15 qershor 2025, banorët e kantonit të Ticinës do të votojnë në një referendum vendimtar për të ardhmen e stacionit hekurudhor Locarno-Muralto. Në qendër të debatit është një projekt i madh urban prej 16 milionë frangash zvicerane, që synon modernizimin e zonës përreth stacionit dhe përmirësimin e transportit publik në qytetin turistik të Locarnos, […] The post Ticino voton për projektin 16 milionësh të rindërtimit të stacionit hekurudhor në Locarno appeared first on Albinfo.

Më 15 qershor 2025, banorët e kantonit të Ticinës do të votojnë në një referendum vendimtar për të ardhmen e stacionit hekurudhor Locarno-Muralto. Në qendër të debatit është një projekt i madh urban prej 16 milionë frangash zvicerane, që synon modernizimin e zonës përreth stacionit dhe përmirësimin e transportit publik në qytetin turistik të Locarnos, përcjell albinfo.ch.
Projekti, i përbashkët mes Kantonit të Ticinës, komunës së Muralto, qytetit të Locarno-s, Komisionit ndërkomunal të transportit Locarno-Vallemaggia, Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB), kompanisë FART dhe PostBus, parasheh ndërtimin e një terminali të ri autobusësh përpara stacionit. Përveç kësaj, pritet që zona përpara stacionit t’u kushtohet këmbësorëve, çiklistëve dhe linjave të transportit publik.
Ndërhyrjet përfshijnë:
Riorganizimin e trafikut rrugor
Ndërtimin e hapësirave të reja për biçikleta
Parkime afatshkurtra për automjeteve
Zhvillimin e një hapësire të gjelbër përgjatë bulevardit Viale Cattori
The post Ticino voton për projektin 16 milionësh të rindërtimit të stacionit hekurudhor në Locarno appeared first on Albinfo.