Tifozët Kuq e Zi i reagojnë sêrish FSHF-së për kampionatin Shqipëri-Serbi

Grupi i tifozëve Kuq e Zi ka vazhduar qëndrimin kundër organizimit të Kampionatit Evropian U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në një akt simbolik, ata vendosën një pankartë para selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit, me mesazhin: “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë.” Në një reagim publik, Tifozat Kuq e Zi […] The post Tifozët Kuq e Zi i reagojnë sêrish FSHF-së për kampionatin Shqipëri-Serbi appeared first on Albinfo.

Tifozët Kuq e Zi i reagojnë sêrish FSHF-së për kampionatin Shqipëri-Serbi

Grupi i tifozëve Kuq e Zi ka vazhduar qëndrimin kundër organizimit të Kampionatit Evropian U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në një akt simbolik, ata vendosën një pankartë para selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit, me mesazhin: “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë.”

Në një reagim publik, Tifozat Kuq e Zi i kanë akuzuar drejtuesit e FSHF-së për mungesë transparence dhe përfaqësim të interesave personale, duke theksuar se ata nuk janë në shërbim të tifozëve, por vetëm të interesave të ngushta, përcjell albinfo.ch.

“Mjaft më me pazaret e errëta! Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat tuaja. Ne kërkojmë futboll të pastër, jo ‘modern’, kërkojmë transparencë. Ju nuk jeni më lart se flamuri, populli dhe ne. Zëri ynë do të vazhdojë të dëgjohet përballë padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk do të shitet!”, është shprehur grupi në deklaratê.

The post Tifozët Kuq e Zi i reagojnë sêrish FSHF-së për kampionatin Shqipëri-Serbi appeared first on Albinfo.