Time Kadrijaj: Do të marrim pjesë në seancë, por nuk e mbështesim kandidaturën e VV-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline vetëm pak orë para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Seanca vjen pas dy dështimeve të njëpasnjëshme gjatë ditës së shtunë, kur Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë numrat për të zgjedhur Albulena Haxhiun

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline vetëm pak orë para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës.
Seanca vjen pas dy dështimeve të njëpasnjëshme gjatë ditës së shtunë, kur Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë numrat për të zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë pozitë.
Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta ri-propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit në seancën e sotme, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga subjektet e tjera parlamentare.
Ajo ka njoftuar pjesëmarrjen e AAK-së në seancë, por se nuk kanë vota pro-kandidaturës së VV-së.
“Do të marrim pjesë në seancë, por nuk kemi votë për kandidaturën e Vetëvendosjes” tha deputetja Kadrijaj për FrontOnline.
E pyetur nëse AAK do të ndryshojë qëndrim në rast se VV vendos të ndryshojë kandidaturën për këtë post, Kadrijaj ka qenë e rezervuar në përgjigjen e saj, duke theksuar se për çdo vendim të tillë flet dhe vendos grupi parlamentar i partisë.
”Vendos grupi” tha shkurt ajo.