Time Kadrijaj: Kurti po e shkel qëllimshëm Kushtetutën, Mimoza Kusarin s’e votoj për kryeparlamentare
Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, para seancës konstituive të Kuvendit tha se Albin Kurti ka bërë shkelje kushtetuese me mosdhënien e dorëheqjes nga posti i kryeministrit dhe tha se këtë po e bën me qëllim për të zvarritur procesin. “Ajo nuk ka qenë dorëheqje, ka qenë një lajmërim për dorëheqje. Ne s’kemi pa
Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, para seancës konstituive të Kuvendit tha se Albin Kurti ka bërë shkelje kushtetuese me mosdhënien e dorëheqjes nga posti i kryeministrit dhe tha se këtë po e bën me qëllim për të zvarritur procesin.
“Ajo nuk ka qenë dorëheqje, ka qenë një lajmërim për dorëheqje. Ne s’kemi pa dorëheqje as të kryeministrit, por as të kabinetit qeveritar. Ai ka bërë shkelje kushtetuese, mirë që kemi qenë deputetë të vjetër edhe vigjilentë dhe e kemi parë që është duke e shkelë dhe atë qëllimshëm për të zvarritur këto procese”.
Kadrijaj mohoi se partia e saj do të ketë ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për formim të qeverisë.
Por, për zgjedhjen e mundshme të kryeparlamentarit sot, Kadrijaj tha se ende nuk e di kush është kandidati dhe vetëm kur të merret vesh kjo do të vendosë nëse do t’ia japë votën.
“As nuk e dimë kush do të jetë kandidati, duhet t’i plotësojë disa kritere për ta pasë votën time: njerëzore, intelektuale, kombëtare. S’mund ta votoj Mimoza Kusarin për shembull që ka pasë direkt komunikim me [Milan] Radoicicin për pagat e veteranëve”.
E pyetur nga gazetarët nëse partneri i koalicionit, Fatmir Limaj, do të ishte kandidat për kryetar Kuvendi, Kadrijaj refuzoi të përgjigjej.
“Nuk e di”, tha ajo.