Tirana frymëzon të rinjtë me ‘Balkan Student CineFest’!

Welcome to Kosova Today

Zhvillohet për herë të parë në Tiranë, Festivali ‘Balkan Student CineFest’. Është ky një festival filmi i cili synon të krijojë një platformë për kineastët e rinj të Ballkanit, ku ata mund të tregojnë historitë e tyre duke eksploruar identitetet dhe duke adresuar çështje globale përmes fuqisë transformuese të kinemasë. Përmes këtij takimi artistik që […]

Tirana frymëzon të rinjtë me ‘Balkan Student CineFest’!

Zhvillohet për herë të parë në Tiranë, Festivali ‘Balkan Student CineFest’. Është ky një festival filmi i cili synon të krijojë një platformë për kineastët e rinj të Ballkanit, ku ata mund të tregojnë historitë e tyre duke eksploruar identitetet dhe duke adresuar çështje globale përmes fuqisë transformuese të kinemasë.

Përmes këtij takimi artistik që feston krijimtarinë, rezistencën dhe unitetin, festivali synon të forcojë bashkëpunimin mes universiteteve dhe shkollave të filmit të Ballkanit.
Festivali nis me 23 maj në orën 17:30 me filmin mbi jetën dhe veprën e kompozitorit të madh Ennio Morricone, një kryevepër kinematografike nga Giuseppe Tornatore. I ftuar special në eventin e hapjes do të jetë prezent edhe vetë djali i kompozitorit të ndjerë, Marco Morricone.

Festivali vijon në datat 24, dhe 25 maj në Qendrën e Artit “Agimi”. Një vend i spikatur për hapësirën e tij shumëdimensionale, duke shërbyer si një qendër për të gjithë mendjet krijuese.

Si pjesëmarrës në ‘Balkan Student Cinefest’, ju do të keni akses në një gamë të gjerë mundësish, duke përfshirë shfaqje filmash, masterklasa dhe mundësi bashkëpunimi.
Në festival do të ndahen 3 çmime, Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër, Tingulli dhe muzika më e mirë, Fotografia më e mirë.

Për të gjithë mendjet kurioze dhe kreative, hyrja është e lirë.

Linku: 

Burimi i fotos:arkivanews

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Zhvillohet Tiran Festivali Balkan Student CineFest Ballkanit Ennio Morricone Giuseppe Tornatore Marco Qendr Artit Agimi Cinefest Filmi Tingulli Fotografia MicrosoftTeams Linku Burimi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Zhvillohet Tiran Festivali Balkan Student CineFest Ballkanit Ennio Morricone Giuseppe Tornatore Marco Qendr Artit Agimi Cinefest Filmi Tingulli Fotografia MicrosoftTeams Linku Burimi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online