Tragjedi në Bolivi, aksidentohet autobusi/ Humbin jetën 13 persona

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas në një shkëmb dhe doli nga rruga në rajonin perëndimor të Potosit në Bolivi. Shkak për aksidentin kanë qenë rrëshqitjet e dheut si pasojë e reshjeve të forta të shiut në rajon. Aksidenti shënon një tjetër seri të [...]Read More...

Tragjedi në Bolivi, aksidentohet autobusi/ Humbin jetën 13 persona

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas në një shkëmb dhe doli nga rruga në rajonin perëndimor të Potosit në Bolivi.

Shkak për aksidentin kanë qenë rrëshqitjet e dheut si pasojë e reshjeve të forta të shiut në rajon.

Aksidenti shënon një tjetër seri të përplasjeve fatale rrugore në këtë vend të Amerikës së Jugut. Deri tani, në vitin 2025 janë regjistruar të paktën 127 viktima dhe mbi 200 të plagosur, sipas policisë së trafikut të Bolivisë.

Në vitin 2024, Njësia Operative e Transportit dokumentoi më shumë se 15,000 aksidente që shkaktuan mbi 1,480 vdekje, me një mesatare të paktën katër viktima në ditë.