Tragjedi në Velipojë: 68-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Një 68-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Velipojë, pasi dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det ka pësuar arrest kardiak dhe është mbytur.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në zonën e “Plazhit të Vogël” në Velipojë.
Viktima është identifikuar me inicialet S. B., 68 vjeç, shtetas i Kosovës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



