Tragjedia ajrore në Uashington/ Avioni i copëtuar në tre pjesë, nxirren 27 trupa. Ulen shpresat për të mbijetuar

Autoritetet amerikane thonë se kanë humbur shpresat për të gjetur të mbijetuar pas tragjedisë ajrore në Uashington DC, ku një avion me 64 persona në bord u përplas me një helikopter të ushtrisë me tre ushtarakë në bord dhe më pas ranë në lumë. Shefi i Zjarrfikësve të DC John Donnelly u shpreh në një [...]Read More...

Tragjedia ajrore në Uashington/ Avioni i copëtuar në tre pjesë, nxirren 27 trupa. Ulen shpresat për të mbijetuar

Autoritetet amerikane thonë se kanë humbur shpresat për të gjetur të mbijetuar pas tragjedisë ajrore në Uashington DC, ku një avion me 64 persona në bord u përplas me një helikopter të ushtrisë me tre ushtarakë në bord dhe më pas ranë në lumë.

Shefi i Zjarrfikësve të DC John Donnelly u shpreh në një deklaratë për shtyp: “Ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar nga ky aksident”, duke shtuar se janë nxjerrë 27 trupa nga avioni dhe helikopteri.

Avioni i American Airlines mbante 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit kur u përplas me një helikopter Black Hawk teksa po i afrohej Aeroportit Kombëtar Ronald Reagan. Sekretari i Transportit, Sean Duffy deklaroi se avioni ishte copëtuar në tre pesë në lumë.

Duke folur për gazetarët, Duffy u pyet nëse ishte dakord me komentet e Donald Trump se përplasja mund të ishte parandaluar:

“Ne do të presim që të gjitha informacionet të vijnë nga kjo pikë e favorshme, por për të mbështetur atë që tha presidenti dhe atë që kam parë deri më tani, a mendoj se kjo ishte e parandalueshme? Absolutisht.”/abcnews.al