Tragjedia në Jabllanicë, Hoxhaj iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar. Hoxhaj, shprehu dhimbjen e tij për këtë ngjarje të rëndë, duke e cilësuar atë si një tragjedi që ka tronditur të

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Hoxhaj, shprehu dhimbjen e tij për këtë ngjarje të rëndë, duke e cilësuar atë si një tragjedi që ka tronditur të gjithë.
“Lajmi për humbjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë na ka tronditur të gjithëve. Një ngjarje e rëndë që ka marrë jetët e pafajshme të të rinjve, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të thellë. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre dhe gjithë Gjakovës,” ka shkruar ai.