Tragjedia në Koçan, prej sot nis funksionimi normal i klinikave shëndetësore

Pas ndërprerjes së trajtimit të pacientëve për shkak të tragjedisë në Koçan, në klinikat kirurgjike në Shkup nga sot do të vazhdojnë operacionet për pacientët onkologjik, ndërsa nga nesër pritet që klinikat të funksionojnë me programe plotësisht të planifikuara, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. “Nga sot, klinikat kirurgjike do të fillojnë të funksionojnë […] The post Tragjedia në Koçan, prej sot nis funksionimi normal i klinikave shëndetësore appeared first on InfoShqip.com.

Tragjedia në Koçan, prej sot nis funksionimi normal i klinikave shëndetësore

Pas ndërprerjes së trajtimit të pacientëve për shkak të tragjedisë në Koçan, në klinikat kirurgjike në Shkup nga sot do të vazhdojnë operacionet për pacientët onkologjik, ndërsa nga nesër pritet që klinikat të funksionojnë me programe plotësisht të planifikuara, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Nga sot, klinikat kirurgjike do të fillojnë të funksionojnë jo me kapacitet të plotë, por vetëm për pacientët onkologjikë, ndërsa prej nesër pas mbledhjes së Shtabit të krizës shpresoj të gjitha klinikat të punojnë me kapacitet të plotë me programet që janë planifikuar”, tha Taravari.

Ai ka bërë të ditur gjendjen e fundit të pacientëve nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen në spitalet e vendit dhe jashtë vendit, duke theksuar se lajmi i mirë është se kanë kaluar 72 orë dhe nuk ka të vdekur.

Nëpër institucione të ndryshme shëndetësore të vendit po trajtohen 178 pacientë, prej të cilëve 64 në spitalet shtetërore, ndërsa 13 pacientë në spitale private dhe të gjithë, siç tha ai, janë në gjendje relativisht të qëndrueshme. Në trajtim jashtë vendit janë 101 pacientë dhe janë në gjendje relativisht stabile.

The post Tragjedia në Koçan, prej sot nis funksionimi normal i klinikave shëndetësore appeared first on