Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri

Welcome to Kosova Today

Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, në San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në çdo qendër te fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Skënderbeut si simbol që mban gjallë identitetin arbëror, raporton euronews.al. Në këtë kontekst, ceremonia e ditës së shtunë e inaugurimit të busteve në të tre […]

Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri

Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, në San Sofia, San Basile dhe Zangarona.

Pothuajse në çdo qendër te fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Skënderbeut si simbol që mban gjallë identitetin arbëror, raporton euronews.al.

Në këtë kontekst, ceremonia e ditës së shtunë e inaugurimit të busteve në të tre komunat bëri bashkë me presidenti e Shqipërisë, Bajram Begaj, banorët arbëreshë, autoritetet lokale, shqiptarë të Shqipërisë të ikur pas viteve ’90 si edhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Begaj i cili i dhuroi arbëreshëve dy buste, shprehu falënderime ndaj pjesëmarrësve duke përshëndetur në veçanti të rinjtë dhe fëmijët të pranishëm në këtë festë kombëtare.

”Kam ardhur të mbaj fjalën që ju dhashë tetorin e kaluar, sepse për ne shqiptarët, fjala e dhënë nuk është mit, por realitet’, u shpreh Begaj.

“Është vizita e dytë në Kalabri dhe kjo vizitë më mbush me krenari për faktin që të gjitha institucionet italiane, duke filluar nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, prefektet e këtyre komunave dhe e gjithë media janë interesuar dhe kanë promovuar gjithçka në lidhje me Arbërinë. Patjetër që projekti Arbëria dhe Shqipëria, tashmë edhe Kosova dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi, do të kenë një bazë të shëndetshme për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre”.

“Këto marrëdhënie nuk do të ishin në këtë ditë sot dhe nuk do të zhvilloheshin nëse ju gjashtë shekuj me parë do të kishit harruar nga vinit, prandaj është momenti t’ju them: faleminderit të gjithëve ju, secilit një e nga një, dhe të gjitha komunave arbëreshe për çfarë keni bërë për të ruajtur gjuhën arbëreshe, çfarë keni bërë për të transmetuar identitetin tonë kombëtar me veshje, traditat dhe kulturën tonë”.

Kreu i shtetit theksoi se do të vijojë të japë ndihmën e tij, frymëzuar nga modeli i arbëreshëve i vlerësimit dhe promovimit të historisë aq të rëndësishme për ruajtjen e identitetit përballë sfidave te kohës.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gjergj Kastriot Kalabri Sofia Basile Zangarona Pothuajse Shqip Bajram Begaj Kosova Maqedonia Veriut Italia Kalabris Patjet Maqedonin Malin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gjergj Kastriot Kalabri Sofia Basile Zangarona Pothuajse Shqip Bajram Begaj Kosova Maqedonia Veriut Italia Kalabris Patjet Maqedonin Malin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online