Nata e tretë: Protesta vazhdon edhe sonte në Prishtinë, Endrit Thaçi shpërndan njoftimin

Qytetarët do të protestojnë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njoftimin për protestën e sontme e ka shpërndarë në “Instagram Story” edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Endrit Thaçi kishte marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.
Protesta e sontme është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, ndërsa motoja e saj do të jetë “Jo në emrin tim”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



