Policia nuk do të pranojë letërnjoftimin dhe patentë-shoferin digjital në telefon, qytetarët duhet t’i mbajnë dokumentet plastike

Qytetarët do të duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete letërnjoftimet dhe patentë shoferët plastikë, edhe pse dokumentet tashmë janë të disponueshme edhe në formë elektronike përmes aplikacionit të ri mobil “M-Uslugi”, përcjell TV21. Dokumentet digjitale për momentin nuk do të pranohen gjatë identifikimit nga policia, pasi për njohjen e tyre zyrtare nevojiten ndryshime në legjislacion.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka konfirmuar për SDK.mk se gjatë kontrolleve policore qytetarët do të duhet të paraqesin letërnjoftimin ose patentë-shoferin fizik. Ai ka theksuar se tashmë po punohet për ndryshimet e nevojshme në ligje dhe rregullore, por deri në hyrjen e tyre në fuqi, dokumentet plastike mbeten të detyrueshme gjatë identifikimit.
Aplikacioni i ri “M-Uslugi”, i prezantuar zyrtarisht dje, mundëson qasje në dokumente digjitale, shërbime publike dhe njoftime nga institucionet. Përdorimi i tij është falas dhe vullnetar, ndërsa në të ardhmen planifikohet zgjerimi i funksionaliteteve, përfshirë edhe mundësinë e kryerjes së pagesave elektronike.
The post Policia nuk do të pranojë letërnjoftimin dhe patentë-shoferin digjital në telefon, qytetarët duhet t’i mbajnë dokumentet plastike appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



