KPK suspendon kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, pas vr’asjes së Arlinda Zekajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn.
Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.
Vuçetaj u suspendua me 7 vota për.
Po ashtu, KPK-ja themeloi panel hetimor, pasi ndaj saj do të iniciohet procedurë disiplinore.
Ky vendim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



