Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë

Aksidentet me trotinetë elektrikë shpesh përfundojnë me lëndime në kokë, fytyrë ose pjesën e sipërme të trupit, ka paralajmëruar Këshilli Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU). Përdoruesit shpesh nuk mbajnë helmetë dhe shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është konsumimi i alkoolit. Sipas BFU, mes viteve 2019 dhe 2023, 400 përdorues të trotinetave elektrike u […] The post Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë appeared first on Albinfo.

Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë

Aksidentet me trotinetë elektrikë shpesh përfundojnë me lëndime në kokë, fytyrë ose pjesën e sipërme të trupit, ka paralajmëruar Këshilli Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU). Përdoruesit shpesh nuk mbajnë helmetë dhe shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është konsumimi i alkoolit.

Sipas BFU, mes viteve 2019 dhe 2023, 400 përdorues të trotinetave elektrike u plagosën rëndë dhe shtatë humbën jetën në Zvicër. Tre të katërtat e aksidenteve përfshinin individë që udhëtonin vetëm.

Shumica e përplasjeve ndodhnin për shkak të mosdhënies përparësi. Në pothuajse gjysmën e rasteve, përdoruesi i trotinetës nuk respektoi rregullat zvicerane të përparësisë.

Më shumë se 77% e viktimave të aksidenteve të rënda ishin burra. Trotinetat përdoren kryesisht nga të rinjtë dhe burrat, sipas BFU.

Alkooli dhe shpejtësia

Organizata për sigurinë rrugore i bën thirrje përdoruesve të trotinetave që të mos konsumojnë alkool para përdorimit. Edhe një sasi e vogël e alkoolit mjafton për të dëmtuar aftësinë për drejtim.

Sipas një studimi të BFU, konsumimi i alkoolit është shkaku i 39% të aksidenteve personale. Më pas vijnë “mungesa e vëmendjes dhe shpërqendrimi” (20%) dhe “shpejtësia” (9%), transmeton albinfo.ch.

Sa më e lartë të jetë shpejtësia, aq më i madh është rreziku për rrëzim dhe lëndime serioze. Trotinetat elektrike të lejuara në rrugët zvicerane mund të arrijnë deri në 20 km/h.

BFU gjithashtu thekson se trotinetat elektrike i nënshtrohen të njëjtave rregulla si biçikletat elektrike të ngadalta: duhet të kenë drita ndezur edhe ditën, të përdorin korsitë e biçikletave dhe nuk lejohet përdorimi i trotuareve, përveç nëse ato janë të lejuara për biçikleta.

 

The post Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë appeared first on Albinfo.