Trump: Danimarka duhet t’ia dorëzojë Groenlandën SHBA-së

Donald Trump deklaroi se Danimarka duhet të heqë dorë nga Groenlanda “për botën e lirë”. “Ne kemi nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare, këtë më kanë thënë për një kohë të gjatë,” thai ai gjatë një konference, shkruan Sky News. Njerëzit “nuk e dinë vërtet nëse Danimarka ka të drejtë ligjore” për Grenlandën, [...]Read More...

Trump: Danimarka duhet t’ia dorëzojë Groenlandën SHBA-së

Donald Trump deklaroi se Danimarka duhet të heqë dorë nga Groenlanda “për botën e lirë”.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare, këtë më kanë thënë për një kohë të gjatë,” thai ai gjatë një konference, shkruan Sky News.

Njerëzit “nuk e dinë vërtet nëse Danimarka ka të drejtë ligjore” për Grenlandën, shton ai, por “nëse e dinë, ata duhet të heqin dorë nga ajo për botën e lirë. Nuk ju duhen as dylbi,” shtoi presidenti i zgjedhur amerikan.

Trump gjithashtu pretendon se popullsia e Grenlandës do të votonte ose për pavarësinë ose për t’u bashkuar me SHBA-në dhe paralajmëron se do të godasë Danimarkën me tarifa./abcnews.al