Trump: Deklarata më e keqe e Zelensky/ Presidenti amerikan: SHBA nuk do ta durojë për shumë kohë
Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur ashpër homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky që tha se paqja me Rusinë është ende shumë larg. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se kjo është deklarata më e keqe që Zelensky ka bërë dhe nëse vazhdon kështu, nuk do e ketë mbështetjen e Shteteve [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur ashpër homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky që tha se paqja me Rusinë është ende shumë larg.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se kjo është deklarata më e keqe që Zelensky ka bërë dhe nëse vazhdon kështu, nuk do e ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelensky dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë! Kjo është ajo që kam thënë, ky njeri nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës.”
Trump tha se në takimin që liderët europianë patën me Zelenskyn në Londër, ata e bënë të qartë nuk mund t’ia dalin pa Shtetet e Bashkuara.
Dhe këto deklarata sipas tij, nuk tregojnë ndonjë forcë të madhe përballë Rusisë.
Zyrtarët amerikanë kanë vazhduar kritikat e tyre të ashpra ndaj Zelensky pas përplasjes në Zyrën Ovale. Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha të hënën se Zelensky duhej të shprehë keqardhje përpara se të rifillojnë bisedimet për një marrëveshje për mineralet e tokave të rralla.
Waltz vuri në pikëpyetje nëse Zelensky është gati t’i japë fund luftës dhe të bëjë kompromiset e nevojshme.
Deklaratat e fundit si të Trump ashtu edhe të ekipit të tij shtojnë dyshimet nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën ndaj Rusisë.
/ abcnews.al