Trump deklasifikon dokumentet rreth vrasjes së ish-presidentit Kennedy

Administrata e Donald Trump publikoi mijëra dokumente të klasifikuara më parë në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy. Publikimi vjen si rezultat i një urdhri ekzekutiv të firmosur nga Trump pas marrjes së detyrës, duke synuar transparencë më të madhe mbi ngjarjen historike, shkruan DW. Më shumë se 1,100 skedarë, përmbajtja e të […] The post Trump deklasifikon dokumentet rreth vrasjes së ish-presidentit Kennedy appeared first on Albinfo.

Trump deklasifikon dokumentet rreth vrasjes së ish-presidentit Kennedy

Administrata e Donald Trump publikoi mijëra dokumente të klasifikuara më parë në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy. Publikimi vjen si rezultat i një urdhri ekzekutiv të firmosur nga Trump pas marrjes së detyrës, duke synuar transparencë më të madhe mbi ngjarjen historike, shkruan DW.

Më shumë se 1,100 skedarë, përmbajtja e të cilëve arrin mbi 31,000 faqe, u bënë publike nga Arkivi Kombëtar. Trump njoftoi gjithashtu se në të ardhmen pritet të publikohen mbi 80,000 faqe të tjera.

Vrasja e Kennedy-t në Dallas, Teksas, në vitin 1963 vazhdon të jetë subjekt i teorive të shumta konspirative, pavarësisht se autoritetet ia kanë atribuuar atë Lee Harvey Oswald-it. Ekspertët thonë se do të duhet kohë për të analizuar dokumentet e reja dhe për të kuptuar nëse ato hedhin dritë mbi ndonjë detaj të panjohur më parë, përcjell albinfo.ch.

The post Trump deklasifikon dokumentet rreth vrasjes së ish-presidentit Kennedy appeared first on Albinfo.