Trump godet kundërshtarët/ Nën akuzë, prokurorja e New York, Letitia James: Hakmarrje politike

Prokurorja e Përgjithshme e New York, Letishia Xhejms u akuzua nga Departamenti amerikan I Drejtësisë për mashtrim banker dhe deklarata të rreme ndaj një institucioni financiar. Xhejms ka qenë në shenjëstër të presidentit Donald Trump, pasi ishte piëkrisht prokurorja që drejtoi hetimin për mashtrim ndaj presidentit amerikan dhe familjarëve të tij. Trump akuzohej për fryrje [...]Read More...

Trump godet kundërshtarët/ Nën akuzë, prokurorja e New York, Letitia James: Hakmarrje politike

Prokurorja e Përgjithshme e New York, Letishia Xhejms u akuzua nga Departamenti amerikan I Drejtësisë për mashtrim banker dhe deklarata të rreme ndaj një institucioni financiar.

Xhejms ka qenë në shenjëstër të presidentit Donald Trump, pasi ishte piëkrisht prokurorja që drejtoi hetimin për mashtrim ndaj presidentit amerikan dhe familjarëve të tij.

Trump akuzohej për fryrje të vlerës së pronave të tij për të marrë kredi dhe kushte sigurimi më të favorshme.

Një gjykatë apeli vendosi se Trump dhe kompanitë e tij kishin kryer mashtrim, duke I dhënë kështu të drejtë prokurores së Nju Jork. Gjatë çështjes, Trump e sulmoi shpesh James jashtë sallës së gjyqit, duke e akuzuar se po kryente një “gjueti shtrigash politike” kundër tij.

Rasti ndaj Letishia James u hap dhe u ndoq nga vetë Departamenti I Drejtësisë, pas udhëzimeve të vazhdueshme të presidentit amerikan, për të goditur kundërshtarët e tij politikë.

Ky I nivel I përfshrijes federale është I pazakontë dhe është kritikuar si nga demokratët ashtu edhe nga ekspertët ligjorë se Trump po e përdorë si armë politike Departamentin e Drejtësisë.

Në një deklaratë, Xhejms tha se Trump po i detyron agjencitë federale të zbatimit të ligjit të zbatojnë urdhrat e tij, vetëm sepse unë bëra punën e saj si prokurore e përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut.

“Këto akuza janë të pabaza dhe deklaratat publike të vetë presidentit e bëjnë të qartë se qëllimi i tij i vetëm është hakmarrja politike me çdo kusht”, tha Xhejms.

Kundërshtarë të tjerë të Trump, si ish-drejtori I FBI Xhejms Komi apo ish keshilltari I tij ne mandatin e pare, Xhon Bolton, jane ndjekur gjithashtu penalisht./abcnews.al