“Trump, i paqëndrueshëm”, Sondazhi: Politika e tarifave po trondit tregjet financiare
Sipas një sondazhi të fundit të realizuar nga Agjencia e Lajmeve Reuters dhe Kompania Ipsos, shumica e qytetarëve Amerikanë mendojnë se presidenti i vendit të tyre Donald Trump po vepron në mënyrë të paqëndrueshme sa I përket ekonomisë. 57% e të anketuarve ku në mesin e personave që u pyetën një në tre ishin republikan [...]Read More...

Sipas një sondazhi të fundit të realizuar nga Agjencia e Lajmeve Reuters dhe Kompania Ipsos, shumica e qytetarëve Amerikanë mendojnë se presidenti i vendit të tyre Donald Trump po vepron në mënyrë të paqëndrueshme sa I përket ekonomisë.
57% e të anketuarve ku në mesin e personave që u pyetën një në tre ishin republikan thonë se politikat e Trump mbi tarifat ndaj vendeve fqinje por jo vetëm po shkaktojnë lëkundje të mëdha në tregjet financiare.
Trump ka vendosur tarifa mbi importet nga disa prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, përfshirë Kanadanë dhe Meksikën, duke shkaktuar një lloj “lufte tregtare” globale. Si rezultat, tregjet financiare janë tronditur, dhe indeksi S&P 500 ka humbur më shumë se 3 trilion dollarë nga vlera e tij që nga kulmi i muajit të kaluar.
Administrata e Trump e ka justifikuar këtë qasje duke thënë se dhimbja afatshkurtër ekonomike është e nevojshme për të rikthyer prodhimin industrial në SHBA. Megjithatë, shumë amerikanë frikësohen se këto politika do të çojnë në rritje të çmimeve të produkteve të përditshme, përfshirë ushqimet dhe mallrat bazë. Sipas sondazhit të Reuters dhe Ipsos , 60% e të anketuarve qe ne total jane 1422 persona besojnë se inflacioni është problemi më i madh që Trump duhet të trajtojë. Vetëm 32% e të anketuarve miratojnë mënyrën se si ai po e trajton rritjen e çmimeve ne kostot e perditshme te jeteses, ndërsa shumica shqetësohen se tarifat e reja do ta përkeqësojnë më tej situatën ekonomike. Trump po kritikohet për sjelljen e tij të paparashikueshme sa I përket tregtisë globale. Shembulli i fundit ishte rritja e tarifave për metalet nga Kanadaja dhe Bashkimi Europian që u pasqyrua me një rënie të ndjeshme në tregjet financiare. Keto levizje të kreut të Shtëpisë së Bardhë kanë krijuar pasiguri në mesin e investitorëve dhe biznesev.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trump shpesh e përdorte bursën si një tregues të suksesit ekonomik. Për shembull, në mars të vitit 2017, ai festoi rritjen e indeksit Dow Jones mbi 21,000 pikë duke e quajtur një fitore të madhe për ekonominë amerikane. Por tani, me tregjet në rënie, ai po mundohet të minimizojë rëndësinë e tyre, duke thënë: “Tregjet do të rriten dhe do të bien. Ne duhet të rindërtojmë vendin tonë.” Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë u bëri thirrje amerikanëve për durim, duke theksuar se politikat e Trump do të sjellin përfitime afatgjata për Wall Street dhe ekonominë e përditshme amerikane. Pavarësisht se Trump vazhdon të mbrojë qasjen e tij ekonomike, shumica e amerikanëve mbeten skeptikë për ndikimin e tarifave dhe politikave të tij tregtare. Me rritjen e inflacionit dhe pasigurinë në tregje, sfida e tij më e madhe do të jetë bindja e votuesve se strategjia e tij ekonomike është e duhura për të ardhmen e vendit./abcnews.al