“Trump ka të drejtë”/ Kallas: Të përgatitemi për më të keqen në raport me Rusinë
Bashkimi Evropian duhet të rrisë shpenzimet e tij të mbrojtjes për t’u “përgatitur për më të keqen” dhe të jetë në gjendje të mbrohet “i vetëm nëse nevojitet” kundër një Rusie luftarake. Kështu ka thënë të mërkurën kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas. “Shumë nga agjencitë tona kombëtare të inteligjencës po na japin informacionin se Rusia [...]Read More...

Bashkimi Evropian duhet të rrisë shpenzimet e tij të mbrojtjes për t’u “përgatitur për më të keqen” dhe të jetë në gjendje të mbrohet “i vetëm nëse nevojitet” kundër një Rusie luftarake.
Kështu ka thënë të mërkurën kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.
“Shumë nga agjencitë tona kombëtare të inteligjencës po na japin informacionin se Rusia mund të testojë gatishmërinë e BE-së për t’u mbrojtur brenda tre deri në pesë vjet”, i tha Kallas audiencës në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes në Bruksel.
Ajo theksoi se Rusia në tre muaj mund të prodhojë më shumë armë dhe municione sesa blloku 27-vendesh kolektivisht në 12 muaj.
“Presidenti Trump ka të drejtë që thotë se ne nuk shpenzojmë mjaftueshëm”.
Gjatë dekadës së ardhshme, BE-së do t’i duhen të paktën 500 miliardë euro për të qëndruar konkurruese në mbrojtje, dhe deri më tani, vetëm rreth 13 miliardë euro janë caktuar për mbrojtjen dhe sigurinë në buxhetin afatgjatë të BE-së nga viti 2021 deri në 2027.