Trump këmbëngul: Egjipti dhe Jordania duhet të mirëpresin palestinezët nga Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump ka këmbëngul në idenë e tij se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës, edhe pse Amani dhe Kajro refuzuan. “Ata do ta bëjnë këtë. Ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë ”, tha Trump, duke iu përgjigjur një gazetari që e [...]Read More...

Trump këmbëngul: Egjipti dhe Jordania duhet të mirëpresin palestinezët nga Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump ka këmbëngul në idenë e tij se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës, edhe pse Amani dhe Kajro refuzuan.

“Ata do ta bëjnë këtë. Ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë ”, tha Trump, duke iu përgjigjur një gazetari që e pyeti se si mendonte se mund të bindte qeveritë e të dy vendeve që të ndryshonin qëndrimet e tyre.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi dhe mbreti jordanez Abdullah II hodhën poshtë kategorikisht të mërkurën idenë e paraqitur nga Trump për transferimin e palestinezëve nga Gaza në vendet e tyre.

“Zhvendosja dhe largimi i palestinezëve nga toka e tyre është një padrejtësi në të cilën ne nuk mund të marrim pjesë ”, tha presidenti egjiptian.

Monarku jordanez theksoi në një deklaratë “qëndrimin e vendosur të Jordanisë se është e nevojshme që palestinezët të qëndrojnë në tokat e tyre” dhe të lejohen të shohin të drejtat e tyre legjitime të realizuara bazuar në zgjidhjen me dy shtete./abcnews.al