Trump kërcënon sërish Iranin: Nëse s’pranoni marrëveshjen bërthamore do iu bombardojmë
Presidenti amerikan ka paralajmëruar Iranin se nëse nuk pranon një marrëveshje për armët bërthamore do të përballet me një reagim te ashpër ushtarak. “Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që nuk i kanë parë kurrë më parë”, u shpreh Trump. Deklaratat e presidentit amerikan u bënë [...]Read More...

Presidenti amerikan ka paralajmëruar Iranin se nëse nuk pranon një marrëveshje për armët bërthamore do të përballet me një reagim te ashpër ushtarak.
“Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që nuk i kanë parë kurrë më parë”, u shpreh Trump.
Deklaratat e presidentit amerikan u bënë një interviste për NBC News, por para se ato te publikoheshin, Irani tashme e kishte dhen enje përgjigje zyrtare.
Presidenti i vendit te Lindjes se Mesme njoftoi se Teherani i ka refuzuar negociatat e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje në lidhje me armët bërthamore.
Ai tha se Irani ka informuar zyrtarisht palën amerikane me anë të një letre që iu dorëzua një kontakti të SHBA në Oman.
Megjithatë presidenti tha se udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit mbi të gjitha çështjet shtetërore, ka thënë se bisedimet indirekte mund të vazhdojnë.
Letra e Trump drejtuar Khamenei erdhi pasi administrata e tij vendosi sanksione të reja ndaj Iranit si pjesë e fushatës së saj të “presionit maksimal”.
Paralajmerime Trump pati edhe për Rusinë dhe liderin e saj Vladimir Putin. Trump tha se ishte i mërzitur me komentet e homologut rus per Ukrainen, i cili beri thirrje për një qeveri tranzicioni.
Presidenti amerikan tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje për paqen dhe ai mendon që është faji i Rusisë, do të ketë tarifa shtese për naftën ruse.
“Nëse Rusia dhe unë nuk jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë – gjë që mund të mos jetë – por nëse mendoj se ishte faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për të gjithë naftën që del nga Rusia. Pra nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.
Por pavarësisht paralajmërimeve Trump tha se ka një marrëdhënie te mire me Putin dhe gjërat mund të rregullohen shpejt nëse presidenti rus bën veprimin e duhur. Të dy liderët planifikojnë të flasin serish së shpejti.