Trump kërkon armëpushim urgjent në Ukrainë/ Kellogg: Jam keqkuptuar, nuk do ta ndajmë Ukrainën në dy pjesë

Steve Witkof, i dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme i cili vizitoi të premten Shën Petersburgun zhvilloi një takim prej rreth  4 orësh me Presidentin Rus Vladimi Putin për të diskutuar fundin e luftës në Europën Lindore. Takimi erdhi ndërkohë që Donald Trump I kërkoi Vladimir Putin nëpërmjet një statusi në rrjetin social [...]Read More...

Trump kërkon armëpushim urgjent në Ukrainë/ Kellogg: Jam keqkuptuar, nuk do ta ndajmë Ukrainën në dy pjesë

Steve Witkof, i dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme i cili vizitoi të premten Shën Petersburgun zhvilloi një takim prej rreth  4 orësh me Presidentin Rus Vladimi Putin për të diskutuar fundin e luftës në Europën Lindore.

Takimi erdhi ndërkohë që Donald Trump I kërkoi Vladimir Putin nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Truth Social” që të ketë sa më parë një armëpushim në Ukrainë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë I cili e ka bërë të qartë se po humbet durimin me Vladimir Putin shkroi në statusin e tij se mijëra njerëz po vriten cdo javë.

Bisedimet Putin- Witkoff u përshkruan si “produktive” nga Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm rus dhe drejtues i fondit shtetëror të pasurisë së Rusisë, i cili pati një takim paraprak me të derguarin  e Trump  për Lindjen e Mesme.

Ndërkohë që bisedimet  SHBA – Rusi vijonin në Shën Petersburg I dërguari I Trump për luftën Rusi Ukrainë Keith Kellog zbuloi planin e Washingtonit për të ndarë Ukrainën si Gjermaninë e pas luftës së dytë botërore me murin e Berlinit.

The Times solli një hartë grafike mbi ndarjen e trupave ushtarak ku në territoret e pushtuara do të ishin forcat Ruse , në territore neutral trupat Ukrainas dhe në perëndim të këtij vendi forcat paqeruajtëse Britanike dhe Franceze. Menjëherë pasi The Times publikoi planin e Shteteve të Bashkuara bazuar në vetë deklaratat e Kellog, emisari I Trump për luftën Rusi Ukrainë mohoi se ai kishte sugjeruar ndarjen e Ukrainës.

Kellog tha se deklaratat e tij ishin keqkuptuar ndërsa shtoi se ai po fliste për trupa paqeruajtës ku nuk do të kishte përfshirje të Shteteve të Bashkuara. Kellog tha në intervistëne  tij për The Times se Britania dhe Franca të cilat ishin ofruar për një plan paqeruajtës duhe të mendonin mire gjithcka, pasi Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgonin trupa ushtarak në Ukrainë për asnjë motiv.

Ndërkohë që Kellog paraqiti këtë plan, Rusia mohoi sërisht se do të lejonte trupa ushtar të vendeve të NATO-s në Ukrainë duke thënë se kushtet e saj nuk do të ndryshojnë. Moska e ka bërë të qartë deri më tani se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se nuk do të pranojë të heq dorë nga territoret e pushtuara. Donald Trump I cili ishte zotuar ti jepte fund luftës në Ukrainë që në ditën e tij të parë në Pushte, është shprehur më herët se Kievit mund ti duhet të heq dorë nga disa prej territoreve të pushtuara në mënyrë që lufta në Europën lindore të përfundojë./abcnews.al