Trump largon portretin e Barack Obama, e zëvendëson me një pikturë të tij pas tentativës për vrasje

SHBA- Shtëpia e Bardhë është zyrtarisht në epokën e saj të “ridekorimit” dhe sigurisht, gjithçka duket të përqendrohet rreth vetë presidentit Donald Trump. Nëse ju kujtohet, në fillimin e presidencës së tij, Trump e kishte varur një fotografi të tij në kornizë pak jashtë Zyrës Ovale, raportojnë mediat e huaja. Epo, së fundmi, Shtëpia e [...]Read More...

Trump largon portretin e Barack Obama, e zëvendëson me një pikturë të tij pas tentativës për vrasje

SHBA- Shtëpia e Bardhë është zyrtarisht në epokën e saj të “ridekorimit” dhe sigurisht, gjithçka duket të përqendrohet rreth vetë presidentit Donald Trump.

Nëse ju kujtohet, në fillimin e presidencës së tij, Trump e kishte varur një fotografi të tij në kornizë pak jashtë Zyrës Ovale, raportojnë mediat e huaja.

Epo, së fundmi, Shtëpia e Bardhë po përballet me reagime për zhvendosjen e portretit zyrtar të presidentit Barack Obama për t’i lënë vend një pikture të bazuar në foton famëkeqe të tentativës për vrasje të Trumpit. Llogaria e Shtëpisë së Bardhë në X postoi një klip tashmë viral të pikturës me mbishkrimin: “Disa vepra të reja arti në Shtëpinë e Bardhë”.

Siç raportohet, piktura e Trumpit tani është në vendin që është “tradicionalisht i rezervuar” për portretet më të fundit zyrtare presidenciale.  Megjithëse kjo është traditë, presidenti aktual mund të sugjerojë “lëvizjen e gjërave”, gjë që Trump me sa duket e ka bërë